Page 95 - Demo
P. 95


                                    Art figurativ 693PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 31ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIRelacioni art-shoqëriTema: Periudha historikeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Njeh vepra arti nga vende, kultura dhe kohë të ndryshme dhe objekte nga trashëgimia kulturore. Informohet rreth zhvillimeve bazë të historisë së artit duke dalluar disa nga këto periudha.Njeh disa nga përfaqësuesit kryesor të periudhave dhe drejtimeve të ndryshme artistike.Identifikon dhe njeh disa nga veprat më të njohura të artit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1. Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.II.7. Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.7. I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.IV.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.VI.1. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Identifikojnë dhe emërtojnë vepra artistike dhe krijues, artiste të shquar nga krijimtaria popullore dhe artistike kombëtare e botërore të periudhave të ndryshme.1.2. Identifikojnë dhe dallojnë zhvillimet stilistike në format e ndryshme të veprave artistike (p.sh., portreti në stile të ndryshme, opera në stile e periudha të ndryshme etj.4.1. Komentojnë dhe shprehen për veprat e përjetuara artistike me bisedë, ese, poster, PowerPoint prezantim e forma të tjera shprehëse.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Qytetet antike në Kosovë dhe ShqipëriFjalët kyçe: qytetet antike Butrinti, Apolonia, Durrësi, Municipium d.d, Municipium Ulpiana, arkitektura, skulptura, mozaikuRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon veprat e artit dhe arkitekturën e qyteteve antike në Shqipëri dhe Kosovë;- zbulon karakteristikat e shprehjeve artistike dhe teknikat e përdorura në artin e qyteteve antike në Shqipëri dhe Kosovë;- vlerëson objektet arkeologjike të qyteteve antike në Shqipëri dhe Kosovë si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore;- krahason objektet arkeologjike të qyteteve antike në Shqipëri e Kosovë me kulturat Greke e Romake.
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99