Page 96 - Demo
P. 96
Libër për mësuesin/en94Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese të artit dhe arkitekturës së qyteteve antike në Shqipëri dhe Kosovë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturavePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhet e materialeve fotografike të ndërtesave më karakteristike të qyteteve antike. Nxënësit ftohen të tregojnë se kujt qyteti i përkasin këto objekte, nëse i kanë vizituar ndonjëherë, apo kanë informacion për to. Duke treguar teatrin e Butrintit mësuesi/ja i orienton të gjejnë ngjashmërinë me teatrot greke.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja shpjegon se qytetet bregdetare Butrint, Apolonia, Durrësi, edhe pse i përkasin kulturës ilire, në shekullin VII p.e.s. u ndikuan nga kultura greke dhe më pas nga ajo romake si rrjedhojë e kolonizimit të tyre. Po ashtu në shekullin I e.s. pas pushtimit të plotë të Ilirisë, romakët vendosën sistemin e tyre administrativo-ushtarak edhe në Dardani, gjë e cila solli përhapjen e qytetërimit dhe kulturës romake. Mësuesi/ja shpjegon karakteristikat e ndërtesave më të njohura të Butrintit, Apolonisë, Durrësit, nëpërmjet imazheve. Mësuesi/ja thekson ndikimin grek dhe romak në këto qytete duke iu referuar gjithmonë imazheve. Mësuesi/ja shfaq imazhet e skulpturave të gjetura në këto qytete dhe shpjegon funksionin e tyre të lidhur ngushtë me arkitekturën, si dhe tematikën e tyre. Veprimtaria vazhdon me shfaqjen e mozaikëve si pjesë e teknikave artistike të lëvruara në këto qytete. Shpjegohen karakteristikat e tyre. Imazhet e gjetjeve arkeologjike në qytetet antike në Kosovë shoqërojnë shpjegimin e mësuesit/es mbi karakteristikat e tyre urbanistike dhe të ndërtesave të gjetura në to. Mozaikët e periudhës së antikitetit të zbuluara në territorin e Kosovës konsiderohen mjaft të veçantë për nga vlerat artistike që paraqesin e po ashtu edhe skulptura. Mësuesi/ja shfaq disa foto të parqeve arkeologjike në Shqipëri dhe Kosovë dhe udhëzon nxënësit se çfarë duhet të kenë parasysh kur vizitojnë këto parqe (si të organizuar me shkollën ashtu edhe me prindërit).Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiNë fund të orës së mësimit, nxënësit diskutojnë mbi ndikimin që patën qytetet antike në Shqipëri dhe Kosovë nga kultura greke dhe romake duke bërë krahasime:mbi monumentet më të rëndësishme në këto qytete; mbi skulpturën dhe mozaikun;ata/ato shprehin mendimin e tyre për rëndësinë e parqeve arkeologjike dhe diskutojnë se çfarë duhet të kenë parasysh gjatë vizitës në këto parqe.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin e qyteteve antike në Kosovë dhe Shqipëri për të shtuar njohuritë e tyre mbi trashëgiminë kulturore.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

