Page 98 - Demo
P. 98
Libër për mësuesin/en96Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhe të arkitekturës islame (xhami me vlera estetike) dhe i pyet për çfarë shërbejnë dhe çfarë përfaqësojnë. Nxënësit japin shembuj të kësaj arkitekture pranë vendeve të tyre të banimit.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedë, hulumtim i lirëMësuesi/ja shpjegon ku lindi, kur dhe si u përhap arti islam. Mësuesi/ja shpjegon karakteristikat e arkitekturës dhe të qytetit islam dhe rëndësinë e xhamisë në këtë qytet.Sipas mendimit islam, art nuk duhet të imitojë natyrën, pasi do të ndryshonte veprën e krijuar nga Zot. Në këtë mënyrë filloi të mbizotërojë prirja për të paraqitur imazhe të stilizuara dhe abstrakte. Imazhet shoqërojnë shpjegimin e këtyre njohurive. Mësuesi/ja shpjegon se arti islam pati ndikimin e tij edhe në trojet shqiptare. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm, nxënësit njihen kryesisht me arkitekturën e xhamive që përbëjnë edhe vlera të trashëgimisë kulturore dhe karakteristikat e tyre.Nxënësit ftohen të vëzhgojnë disa shembuj të kaligrafisë si një shembull shumë interesant të artit islam. Mësuesi/ja i orienton të ushtrohen në riprodhimin e shenjave dhe t’i shoqërojnë ato me motive dekorative nga arti islamik.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e artit islam, mbi arkitekturën dhe artin dekorativ. Ata/ato diskutojnë për punën e tyre, mënyrën se si e realizuan detyrën mbi kaligrafinë.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin romak (skulpturën, pikturën, arkitekturën etj.) për të shtuar njohuritë e tyre mbi këtë periudhë të historisë së artit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

