Page 99 - Demo
P. 99


                                    Art figurativ 697PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 33ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIRelacioni art-shoqëriTema: Vizita dhe ngjarje artistikeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Viziton institucione të ndryshme të artit si muze, galeri, qendra kulturore, vizita virtuale në internet në faqe të ndryshme etj.Viziton atelie dhe studio të artistëve, dhe ndanë eksperiencat me artistët profesionist1.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4. Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.6. Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.8. Menaxhon emocionet dhe ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve, mjetet që ka gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti, vepre arti (në klasë/shkollë apo gjetiu).IV.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI.8. Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancën dhe diversitetin kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, në të cilat janë përfshirë moshatarët e të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në atë mjedis dhe në bashkësinë e gjerë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.3. Njohin ngjarje, institucione, e zhvillime artistike të rëndësishme të periudhave të ndryshme historike në kontekste të ndryshme shoqërore (lokal, regjional, kombëtar, global etj.).4.3. Çmojnë veprat e trashëgimisë kulturore-popullore në ambientin ku jetojnë.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Arkeologjia, restaurimi dhe muzeuFjalët kyçe: arkeologji, arkeolog, restaurim, restaurator, muze arkeologjik, park arkeologjik.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon përvoja dhe profesione që lidhen me artin dhe trashëgiminë kulturore;- ndjek rregullat e etikës gjatë vizitës në muze;- vlerëson rolin edukues dhe komunikues që luan muzeu arkeologjik nëpërmjet koleksionit të veprave dhe objekteve të artit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi që ilustrojnë gërmimet arkeologjike, restaurimin e objekteve dhe fotografi nga muzeu arkeologjik.1 Në bazë të mundësive që çdo shkollë ka dhe vendndodhjes së saj mund të organizojë vizita në studio të artistëve, zonës, në artizanë, muze apo qendra dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103