Page 100 - Demo
P. 100


                                    Libër për mësuesin/en98ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik Tema: “Shkrim-leximi muzikor” Rezultati i të nxënit të temës:- identifikojnë parimin e ndërtimit të shkallëve muzikore (C-Dur-a-mol, G-Dur-e-mol dhe F-Dur-d-mol) përmes këngëve, shembujve muzikorë për dëgjim dhe pasqyrave vizuale të shkallëve muzikore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4 Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF. 2.- përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta;- zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shkalla muzikore G-Dur dhe e-molFjalë kyçe: shkallë maxhore, shkallë minore, shkalla G–Dur dhe e-mol, akord, arpezh, T, ½ TRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - kupton ndërtimin e shkallës muzikore G-Dur dhe e-mol;- shpjegon funksionin e T nga ½ T në ndërtimin e shkallëve muzikore;- këndon akordin dhe arpezhin e shkallëve muzikore;- këndon gradët e shkallës në ngjitje dhe në zbritje.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104