Page 104 - Demo
P. 104


                                    Libër për mësuesin/en102Materiale nga interneti (QR code) Instrumentet me dridhje:- harpa (youtu.be/rv5vXFaKkIg);- kitara (youtu.be/Et6cmagw_t4); - mandolina (youtu.be/ikHCVWv1uvg). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete ku zhvillohet një kuic i shkurtër, përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore gjatë 20-30 sekondave. Vendosen QR code me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata flasin rreth njohurive që kanë për këto lloj instrumenteshNdërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, teksa mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme instrumentesh muzikore, nëpërmjet një posteri ose një projektori dhe u kërkon nxënësve/eve t’i identifikojnë ato sipas njohurive që kanë. Më pas, vendos QR code me fragmente muzikore dhe nxënësit/et dallojnë instrumentet që dëgjojnë (kitara, mandolina, harpa).Ata bëjnë gjithashtu krahasimin e cilësive të timbrit të instrumenteve që dëgjojnë, duke gjetur arsyen pse ndryshojnë prej njëri-tjetrit (përbërja dhe ndërtimi i tyre). Të gjitha arsyet i shënojnë në fletore ose në dërrasë të zezë.Nëpërmjet hulumtimeve që kanë bërë në internet, Youtube, nxënësit/et sjellin kuriozitete rreth krijimit dhe evoluimit të instrumenteve muzikore dhe i diskutojnë ato me shokët.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen instrumente me pamjet të ndryshme, por nga e njëjta familje. VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: dëgjimin e fragmenteve muzikore instrumentale, duke bërë klasifikimin e instrumenteve muzikore;N3: shpjegimin e timbrit të tingullit që lëshon instrumenti, sipas përbërjes dhe ndërtimit të tij;N4: dallimin e pjesëve të ndryshme muzikore instrumentale, ku shpjegon pse i pëlqen një instrument i caktuar;N4: gjetjen dhe prurjen në klasë me QR code/DVD të pjesëve instrumentale, sipas klasifikimit të instrumenteve të parapëlqyera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë pjesë instrumentale me përdorimin e mediave (DVD, magnetofon ose QR code), i grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108