Page 105 - Demo
P. 105
Art muzikor 6103ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikor Tema: “Elementet muzikore”Ritmi, harmonia, melodia, formaRezultati i të nxënit të temës:- identifikojnë format kryesore me të cilat janë të ndërtuara veprat muzikore (dy-pjesore dhe tri-pjesore, minuet, vals etj.).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshmeIII.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.2.• - përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta;• - zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Format e thjeshta”Fjalë kyçe: forma muzikore, minueti, valsi, rondojaRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - lidh njohuritë që ka ndërmjet asaj që di mbi format muzikore;- bën gjykime kritike ndaj një muzike të caktuar, duke u mbështetur në gjuhën muzikore, elementët që përbëjnë në formën muzikore;- shpjegon karakteristikat e formave të thjeshta muzikore: vals, rondo dhe minuet;- komunikon mendimin e vet rreth veprave muzikore të dëgjuara, duke përcaktuar formën e tyre muzikore;- përdor fjalor të thjeshtë muzikor.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code, mjete të tjera për të punuar.Materiali nga interneti- Valsi “Danubi blu”, Johan Shtraus II (youtu.be/_CTYymbbEL4).

