Page 108 - Demo
P. 108
Libër për mësuesin/en106Materiale nga interneti- Banda e parë muzikore shqiptare (youtu.be/i5pM9JpvaTE). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete Brainstorming ku vendosen postera/fotografi të formacioneve të ndryshme muzikore dhe nxiten nxënësit të flasin rreth tyre. Por mund të vendoset edhe QR code me fragmente të shkurtra muzikore, duke i nxitur përsëri nxënësit të gjejnë se çfarë informacioni kanë për formacionet muzikore që dëgjojnë. Të gjithë nxënësit shprehin njohuritë e tyre dhe respektojnë mendimin e njëri-tjetrit. Zhvillohet një kuic i shkurtër, përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave. Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, teksa mësimdhënësi vendos shembuj muzikorë të luajtur nga formacione të ndryshme muzikore. Nxitet vëmendja për një dëgjim të kujdesshëm, që të kuptohet ndryshimi jo vetëm nëpërmjetpërbërjes së numrit që ka një formacion muzikor, por edhe nëpërmjet identifikimit nëpërmjetdëgjimit. Nxënësit/et, pasi kanë dëgjuar disa pjesë të ekzekutuara nga këto formacione, përzgjedhin formacionin muzikor që do të dëshironin të dëgjonin më shpesh në Youtube, QR code etj.Mësimdhënësi shpjegon evoluimin e formacioneve muzikore nga krijimi deri në ditët tona.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen instrumente me pamjet të ndryshme, por nga e njëjta familje. P.sh.: Banda VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: dëgjimin e fragmenteve muzikore instrumentale, duke bërë klasifikimin e instrumenteve muzikore;N3: shpjegimin e timbrit të tingullit që lëshon instrumenti, sipas përbërjes dhe ndërtimit të tij;N4: bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë pjesë instrumentale me përdorimin e mediave (DVD, QR code, magnetofon ose QR code), i grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.Frymore Fanfara

