Page 11 - Demo
P. 11
Art muzikor 69• ndihmon nxënësit për të zhvilluar aftësi më të mëdha të të menduarit;• tërheq nxënësit në punët e pavarura;• rrit rolin e nxënësve në mësim;• nxit të menduarit logjik;• nxit dhe tërheq nxënësit pasivë.Si të krijojmë një hartë të pyeturi? Për të përpiluar një hartë të tillë, mund të ndiqet kjo rregullsi:• shkruhet tema e mësimit që do të shpjegohet në qendër të tabelës; • pas kësaj, vizatohet harta e të pyeturit ku, pas pyetjeve kyç, gjenden të lidhura edhe pyetje të tjera që e zgjerojnë hartën. Të mësuarit me projekte (Projekti)Projekti kurrikular është strategji e të nxënit dhe mësimdhënies me në qendër nxënësin, përmes së cilës nxënësit, në mënyrë të pavarur ose/dhe si anëtarë të një grupi, hulumtojnë mbi çështje të caktuara ose probleme të lidhura me jetën reale. Projekti si veprimtari integruese me karakter kërkimor e krijues nxit zhvillimin e aftësive të larta të të menduarit, aftësive komunikuese, të bashkëpunimit, të përdorimit të TIK, të sipërmarrjes etj. • Projekti kurrikular në lëndën e muzikës është rubrikë e detyruar e portofolit të të nxënit.• Projekti kurrikular nuk duhet të përmbajë njohuri të reja.• Zbatimi i një projekti në lëndën e muzikës kërkon më shumë se një orë mësimore.• Projekti kurrikular mund të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit shkollor, pra në të tri periudhat, por mund të jetë i shtrirë dhe vetëm brenda një periudhe. Sido që të jetë shtrirja e projektit, ai ka vlerësimin e vet brenda vlerësimit të portofolit. Që kur e planifikon projektin, mësuesi duhet të ketë në mendje vlerësimin e tij. Vlerësimi nuk është diçka që ndodh vetëm në fund të projektit; mësuesi i vlerëson nxënësit gjatë zhvillimit të tij.

