Page 110 - Demo
P. 110
Libër për mësuesin/en108PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari (bisedë) me nxënësit, duke u kërkuar atyre të tregojnë rreth valles së parapëlqyer që ata pëlqejnë dhe kërcejnë më shumë. I diskutojnë ato me njëri-tjetrin, Diskutohen situata të përjetuara me njëri-tjetrin.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e këngës “Vallja popullore”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutral;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth luleve dhe kujdesit të tyre; - thonë pse iu pëlqen kjo këngë.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: këndimin duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;N3: interpretimin e këngës me ndjenjë dhe emocion;N4: respektimin e interpretimit dhe performimit të shokëve/shoqeve;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup për realizimin e detyrës (këngës).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.IPran’ burimit dor’ për doreHidhet vallja populloreHej hedhim valle, valle t’madheDjemt’ e çupat sy sorkadheIIHer’ në gishta her’ në thembërHidhen t’gjith’ si me një zemër.Hej zemra zemra dor’ për dor’Hidhet vallja popullore

