Page 114 - Demo
P. 114
Libër për mësuesin/en112ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikor Tema: “Shkrim-leximi muzikor” Rezultati i të nxënit të temës:- lexojnë ritmikisht saktë ushtrimet në masat e caktuara, ku kombinohen vlerat e ndryshme ritmike.- identifikojnë parimin e ndërtimit të shkallëve muzikore (C-Dur-a-mol, G-Dur-e-mol dhe F-Dur-d-mol) përmes këngëve, shembujve muzikorë për dëgjim dhe pasqyrave vizuale të shkallëve muzikore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4 Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF. 2. - zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementëve të gjuhës artistike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Ushtrime këndimi në G-Dur dhe F-Dur”Fjalë kyçe: shkallë maxhore, shkallë minore, Shkalla F–Dur dhe d-mol, akord, arpezh, T, ½ TRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - lexon ritmikisht ushtrimet në shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur;- këndon ushtrimet në shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur;- këndon melodikisht ushtrimet duke respektuar ritmin dhe intonacionin.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, mjete të tjera për të punuar.

