Page 115 - Demo
P. 115
Art muzikor 6113Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:MatematikaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një brainstorming ku mësimdhënësi këndon duke rikujtuar një ushtrim nga shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Ora mësimore vazhdon më tej, kur mësimdhënësi fillon të mësojë me fragmente ushtrimet melodike në shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur. Nxënësit këndojnë bashkërisht ushtrime në tonalitetin Sol maxhor dhe Fa maxhor, duke plotësuar me të gjitha elementet përkatëse.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta) Përsëritin njohuritë e marra nëpërmjet diskutimeve mbi shkallët muzikore të mësuara.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: leximin ritmikisht të ushtrimeve në shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur;N3: këndimin e ushtrimeve në shkallët muzikore G-Dur dhe F-Dur;N4: këndimin melodikisht të ushtrimeve, duke respektuar ritmin dhe intonacionin;N4: bashkëpunimin gjatë plotësimit të detyrës, vetëm ose në grup.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të punojnë me ushtrimet e paraqitura në tekst me shkallët muzikore.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re (shkallët muzikore F-Dur dhe d-mol).

