Page 121 - Demo
P. 121
Art muzikor 6119ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikor Tema: “Simbolet muzikore”Rezultati i të nxënit të temës:- identifikojnë dhe interpretojnë saktë dukuritë ritmike (sinkopën, parataktin, triolën etj.).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4 Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF. 2. - zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Sinkopa dhe triola”Fjalë kyçe: sinkopë, triolëRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - demonstron kuptimin e figurave muzikore, sinkopës dhe triolës;- lexon ushtrime ritmike me sinkopën dhe triolën;- identifikon dhe ritmizon figurat muzikore, sinkopën dhe triolën, gjatë leximit të një ushtrimi muzikor;- komunikon qartë njohuritë muzikore, mbi sinkopën dhe triolën dhe përdorimit të tyre në muzikë;- punon vetëm ose në grup.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:gjuha shqipe: përdorimi i drejtë i theksit, apostrofit, etj., gjatë leximit të një vepre letrare.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:

