Page 124 - Demo
P. 124
Libër për mësuesin/en122ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema: “Krijues dhe performues”Rezultati i të nxënit të temës:- nëpërmjet dëgjimit apo shfaqjes koncertale, dallojnë muzikën skenike, koret dhe orkestrën;- njohin vepra artistike dhe krijues artiste te shquar nga krijimtari popullore dhe artistike kombëtare e botërore te periudhave te ndryshme (së paku 10 ).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.3.- identifikon dhe emërton vepra artistike dhe krijues, artistë të shquar nga krijimtaria popullore dhe artistike kombëtare e botërore të periudhave të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përfaqësues dhe vepraFjalë kyçe: interpretim, performim, përkryerje artistikeRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - identifikon përfaqësues dhe interpretues të muzikës shqiptare përmes dëgjimit;- shfaq parapëlqimin e vet për instrumentin që i pëlqen më shumë, duke dëgjuar dhe argumentuar shembuj të ndryshëm muzikore të ndryshëm;- sjell informacione për krijuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës shqiptare;- respekton dhe vlerëson mendimin e shokëve/shoqeve;- ndan njohuritë e veta me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code, mjete të tjera për të punuar.

