Page 125 - Demo
P. 125
Art muzikor 6123Materiali nga interneti- Prenk Jakova, Aria e Mrikës, Opera Mrika, Aria e Mrikës (youtu.be/4SXEWXZ2Bp0);- Mark Kaçinari, “Fyelli i Bariut”, pjesë për piano (youtu.be/1WXz9Z1o_hM);- Dasma Arbëreshe (youtu.be/a2kRFG1qPtI);- Filmi “Mësonjëtorja” (youtu.be/7lvj6h8WxRM);- Zeqirja Ballata, “Fyelli i Martinit” (youtu.be/4GLoKfdgpWs). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko dhe kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga interpretues dhe vepra të ndryshme instrumentale. Vendosen QR code me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këto lloj instrumentesh.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me një teknikë Harta e të pyeturit, ku mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme krijimesh muzikore dhe u kërkon nxënësve/eve t’i identifikojnë ato sipas njohurive që kanë të marra ose të përjetuara. Vazhdohet me dëgjimin e disa fragmenteve muzikore dhe nxënësit dëgjojnë, duke gjetur arsyen pse ndryshojnë prej njëri-tjetrit (gjinia, karakteri, etj.). Të gjitha arsyet i shënojnë në fletore ose në dërrasë të zezë. Nëpërmjet hulumtimeve që kanë bërë në internet, QR code nxënësit/et sjellin kuriozitete rreth krijuesve, interpretuesve dhe përfaqësuesve që kanë shkruar për këto vepra muzikore.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi jetën dhe veprën e kompozitorëve të njohur, duke diskutuar karakteristikat e krijimtarisë së tyre.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: dëgjimin e fragmenteve muzikore, duke listuar përfaqësuesit shqiptarë, krijues dhe interpretues që kanë dhënë kontributin e tyre;N3: shpjegimin e veprave që dëgjon duke thënë pse i pëlqen vepra muzikore;N4: grumbullimin dhe prurjen në klasë me QR code/DVD të veprave muzikore duke argumentuar karakteristikat e tyre;N4: bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë interpretime nga repertori i krijuesve të ndryshëm shqiptarë dhe kosovarë përdorimin e mediave (DVD, QR code, magnetofon ose QR code), i grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

