Page 13 - Demo
P. 13
Art muzikor 611V. ORGANIZIMI DHE KUPTIMI I TEKSTIT TË NXËNËSIT, SIPAS PROGRAMIT MËSIMORKy tekst mësimor është organizuar në katër koncepte dhe tema mësimore. Ato janë:1. Krijimtaria dhe performanca artistike• këngë• bllokflaut• krijim muzikor• krijim nëpërmjet solmizimit.2. Gjuha dhe komunikimi artistik• elementet muzikore• shkrimi dhe leximi muzikor• shkallët muzikore.3. Muzika dhe shoqëria• zhanret muzikore• gjinitë muzikore• instrumentet dhe formacionet muzikore• krijues dhe interpretues.4. Çmuarja dhe vlerësimi estetik-artistik• ngjarje muzikore• vepra muzikore.Në çdo njësi mësimore merren informacione të reja për këngët, veprat dhe kompozitorët nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive muzikore: këndim, dëgjim, interpretim dhe vlerësim. Në fund, zotërohen njohuri dhe aftësi të mjaftueshme muzikore e kulturore, të cilat provohen në një testim, koncert apo paraqitje të një teme të caktuar, duke punuar vetëm ose në grup.

