Page 132 - Demo
P. 132
Libër për mësuesin/en130Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko dhe kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming) përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga interpretues të ndryshmëm. Vendosen QR CODE me fragmente muzikore që interpretohen, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këta këngëtarë.Ndërtimi i njohurive të reja - (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej,me një teknikë Harta e të pyeturit ku mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme veprash muzikore, dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth veprave muzikore që dëgjojnë. Vazhdohet me dëgjimin e disa fragmenteve muzikore dhe nxënësit dëgjojnë vepra për (piano, violinë, klarinetë, etj). Ata flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi interpretuesin e preferuar. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi veprat muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy interpretues të, duke diskutuar veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:• Zëri• Vepra muzikore• Virtuoziteti• Vlerësimet e marraVlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e aftësive të arritura në:N2: dëgjimin e interpretimit muzikor, të interpretuesve shqiptarë /kosovarë që kanë dhënë kontributin e tyre;N3: grumbullimin dhe prurjen në klasë me QR CODE/DVD të veprave muzikore të interpretuara nga shqiptarë/kosovarë;N4: shpjegimin e veprave që dëgjon duke thënë pse i pëlqen interpretimi i kwngwtarit /res sw preferuar;N4: bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë interpretime nga artistë të ndryshëm shqiptarë dhe kosovarë përdorimin e mediave (DVD, QR CODE, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet;Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re. INTERPRETUES

