Page 134 - Demo
P. 134


                                    Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (foto/postera/filmime), ku mësuesi nxit nxënësit të flasin në lidhje me ngjarje muzikore brenda dhe jashtë vendit ku ata kanë marrë pjesë apo kanë parë, si dhe institucione muzikore ku kanë qenë apo që kanë parë në dokumentarë. Nxënësit diskutojnë në lidhje me to dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Më pas jepen disa aktivitete muzikore të kryera në Kosovë dhe Shqipëri dhe nxënësit gjejnë në hartë qytetin ku është kryer aktiviteti.Ata zgjerojnë më shumë diskutimin lidhur me ngjarjen, qytetin etj.Nxënësit nxiten për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi institucionet dhe ngjarje muzikore që iu kanë lënë mbresa nga interneti dhe sjellin prezantimin e tyre në klasë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi zhanret muzikore.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: identifikimin e institucioneve muzikore nëpërmjet pamjes apo përjetimit konkret;N3: marrin pjesë në ngjarje të ndryshme artistike muzikore kombëtare dhe botërore;N4: grumbullimin e materialit për ngjarje muzikore apo institucione artistike muzikore;N4: ndarjen e njohurive të veta me të tjerët.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë në zhanrin e tyre të parapëlqyer dhe krijojnë një punim të vetin.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138