Page 5 - Demo
P. 5


                                    3I. HYRJEMuzika kontribuon në zhvillimin fizik, emocional, intelektual, social dhe estetik të fëmijëve, pra në formimin e gjithanshëm e posaçërisht në formimin kulturor të tyre, duke ua pasuruar botën shpirtërore, identitetin dhe personalitetin. Me gjuhën universale, të cilën e kuptojnë të gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie e moshe, muzika u ndihmon nxënësve të kuptojnë dukuritë dhe proceset muzikore për t’i shfrytëzuar ato për komunikim dhe shprehje artistike në kontekste të ndryshme.Si aktivitet shoqëror që prej zanafillës së shfaqjes së vet, muzika është mediumi që mundëson aktivitete të përbashkëta në grup ku kërkohet bashkëpunimi në realizimin e këngëve, pjesëve muzikore me instrumente etj., duke u mundësuar nxënësve që të zhvillojnë shkathtësitë e ndryshme muzikore, krahas zhvillimit të aftësive të tjera të përgjithshme.Lënda “Art muzikor” në klasën e gjashtë synon:- të identifikojë prirjet dhe zhvillojë shkathtësitë muzikore të nxënësve sipas interesimit dhe prirjeve individuale - veshin muzikor, këndimin, luajtjen në instrumente etj.;- të pasurojë “fjalorin” e termave dhe të koncepteve bazë të gjuhës muzikore, për të mundësuar komunikimin artistik dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive të nxënësve për ritmin, melodinë, harmoninë, format muzikore, instrumentet, institucionet, krijuesit dhe performuesit;- t’i aftësojë nxënësit që të familjarizohen me dëgjimin aktiv muzikor dhe të çmojnë e vlerësojnë krijimtarinë muzikore (kombëtare dhe botërore) të stileve dhe zhanreve të ndryshme muzikore;- t’i nxitë nxënësit që të provojnë aftësitë e tyre krijuese muzikore;- të identifikojnë krijuesit dhe performuesit, institucionet dhe ngjarjet e rëndësishme muzikore.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10