Page 50 - Demo
P. 50
Libër për mësuesin/en48Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe shoqëria Përdorimi në jetën e përditshme i koncepteve të simboleve “himn”, “gjuhë”, “flamur”, “këngë-himn”.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari brainstorming me nxënësit/et, duke vendosur ose duke shfaqur me kompjuter në Power Point hartën e territoreve shqiptare, flamurin, fjalorin e gjuhës shqipe, këngët patriotike, të cilat zgjojnë tek nxënësit/et temën e bashkëbisedimit për identitetin e tyre dhe simbolet që përfaqësojnë një komb.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me dëgjimin e “Këngës-himn”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe:> bëhet dëgjimi i vijës melodike të himnit në QR code ose QR code magnetofon ose QR code;> krijohet një situatë duke sjellë dy këngë-himn të ndryshme, një shqiptare dhe një të huaj (Oda e Gëzimit nga Simfonia e 9-të e Bethovenit) dhe nxiten nxënësit/et të flasin nga se i dallojmë këto dy këngë; > flasin rreth asaj që dinë për krijimin e himnit kosovar; > diskutojnë dhe arrijnë në përfundimin se sa i rëndësishëm është identiteti kombëtar, himni kombëtar, simbolet kombëtare etj.Nxënësit këndojnë këngë të tjera, të mësuara vetëm ose në grup.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth historisë së flamurit;- prezantojnë duke shpjeguar simbolet kombëtare të një shteti dhe thonë pse ato kanë rëndësi për një vend.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me temën e re;N3: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) dhe përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e punimeve të ndryshme në funksion të temës si: ese, filmime, histori. Nëse nxënësit/et i kanë bërë këto, ato ruhen në dosjen e tyre.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re (Kënga-himn dhe simbolet).

