Page 51 - Demo
P. 51
Art muzikor 649ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistike Tema: Interpretim në instrumenteRezultati i të nxënit të temës:- luajnë në instrumente, individualisht dhe në grupe (së paku 3-5 pjesë instrumentale) me dhe pa tekst notal, si dhe shoqërohet këndimi me instrumentet muzikore që përdorin.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive gjatë lojës muzikore.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.1. - demonstron prirje për të zhvilluar ndonjë ose disa shkathtësi artistike në muzikë, dramë, arte pamore e vallëzim;- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore këngë dhe melodi të thjeshta, sipas imitimit dhe me tekst notal;ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: BllokflautiFjalë kyçe: bllokflaut, rregullat e luajtjes në instrumentRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - njeh instrumentin e bllokflautit dhe luan duke respektuar simbolikat e mësuara;- luan në instrument duke respektuar rregullat e këtij instrumenti;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, magnetofon ose QR code Materiale nga interneti - Shaqir Hoti (youtu.be/cuZ7qgwIXHs); - Ndue Shyti (youtu.be/j3y79Gdo6fQ).

