Page 52 - Demo
P. 52
Libër për mësuesin/en50Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Çështja ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar – trashëgimia kulturorePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari (brainstorming) ku vendosen disa foto me instrumente të ndryshme muzikore popullore dhe nxënësit nxiten të flasin rreth instrumenteve muzikore popullore që kanë parë, kanë në familje, kanë luajtur ata vetë apo prindërit. Flitet rreth rëndësisë së përfaqësimit të tyre kudo, si pjesë e trashëgimisë kulturore muzikore dhe si pjesë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar. Diskutimi ndalet te instrumenti i bllokflautit.Me nxënësit, mësimdhënësi krijon një ritëm muzikor popullor nëpërmjet:a) mjeteve trupore (shuplakave) b) veglave me goditje: shkopinjve ose qypit, dhe u kërkon nxënësve/eve ta riprodhojnë ritmin.Mësuesi/ja më pas nxit diskutimet rreth instrumenteve popullore, duke rikujtuar instrumente të ndryshme dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre kudo si pjesë e trashëgimisë kulturore muzikore dhe pjesë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar. Më pas krijon një ritëm muzikor popullor nëpërmjet a) mjeteve trupore (shuplakave) b) veglave me goditje: shkopinjve ose qypit, dhe u kërkon nxënësve/eve ta riprodhojnë ritmin.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e hapave të lojës së gotave në stilin pamor dhe dëgjimor të të nxënit.Demonstrohet nga mësimdhënësi si mbahet bllokflauti dhe rregullat e tij.Vazhdohet me:- njohjen me instrumentin e fyellit;- ndërtimin e fyellit dhe përbërjen e materialit të tij;- rregullat e mbajtjes dhe të luajtjes me të;

