Page 55 - Demo
P. 55


                                    Art muzikor 653Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet Përdorimi i ngjyrave për të ngjyrosur peizazhin sipas stinës së vjeshtës dhe si ndikojnë ngjyrat tek ata. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari bisedë me nxënësit, duke u kërkuar atyre të përshkruajnë stinët e vitit. Cila është stina e tyre e preferuar? Pse? Ata diskutojnë situata të përjetuara me njëri-tjetrin.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e këngës “Vjeshta”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutrale;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup, për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth jetës në fshat dhe ndodhi apo përjetime që kanë pasur; - thonë pse iu pëlqen kjo këngë.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me temën e re;N3: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N4: për bashkëpunimin dhe këndimin në grup.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59