Page 58 - Demo
P. 58


                                    Libër për mësuesin/en56Materiale nga interneti QR code- Nikolo Paganini, Kapriço nr. 24 (youtu.be/WMLoBXgPil8);- Mendi Mengjiqi, Cadenza (youtu.be/PeKvLryXeCM);- Dafina Zeqiri Nushi, Dissapear (youtu.be/sVNFFp_8BRQ);- Miklosh Rozha, Koncert për violë dhe orkestër, Op.37 (youtu.be/MefXFGv1NV4);- Aram Kaçaturian, Koncert për violonçel dhe orkestër në e -mol (youtu.be/D13ChZq5NRE);- Kolegji i Muzikës Berkli (Xhon Patituçi, Viktor Vuten, Viktor Bejli dhe Stiv Bejli), Double Bass Jam (youtu.be/dNXS7Zyda6Q). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete, ku zhvillohet një kuic i shkurtër, përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore për 20-30 sekonda. Vendosen QR code me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata flasin rreth njohurive që kanë për këto lloj instrumentesh.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, teksa mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme instrumentesh muzikore, nëpërmjet një posteri ose një projektori dhe u kërkon nxënësve/eve t’i identifikojnë ato sipas njohurive që kanë. Më pas, ai vendos QR code me fragmente muzikore dhe nxënësit/et dallojnë instrumentet që dëgjojnë (violinë, violë, violonçel dhe kontrabas).Ata bëjnë gjithashtu krahasimin e cilësive të timbrit të instrumenteve që dëgjojnë, duke gjetur arsyen pse ndryshojnë prej njëri-tjetrit (përbërja dhe ndërtimi i tyre). Të gjitha arsyet i shënojnë në fletore ose në dërrasë të zezë.Nëpërmjet hulumtimeve që kanë bërë në internet, Youtube, nxënësit/et sjellin kuriozitete rreth krijimit dhe evoluimit të instrumenteve muzikore dhe i diskutojnë ato me shokët.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit, ku vendosen instrumente me pamje të ndryshme, por nga e njëjta familje. VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: dëgjimin e fragmenteve muzikore instrumentale, duke bërë klasifikimin e instrumenteve muzikore;N3: shpjegimin e timbrit të tingullit që lëshon instrumenti, sipas përbërjes dhe ndërtimit të tij;N4: dallimin e pjesëve të ndryshme muzikore instrumentale, ku shpjegon pse i pëlqen një instrument i caktuar;N4: gjetjen dhe prurjen në klasë me QR code/DVD të pjesëve instrumentale, sipas klasifikimit të instrumenteve të parapëlqyera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë pjesë instrumentale me përdorimin e mediave (DVD, magnetofon ose QR code), t’i grumbullojnë ato dhe të prezantojnë punën e tyre.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë, duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62