Page 6 - Demo
P. 6


                                    Libër për mësuesin/en4II. STILET E TË NXËNIT, PJESË E PLANIFIKIMIT DHE ZHVILLIMIT TË ARTIT MUZIKOR, KLASA 6Planifikimi i punës mësimore dhe procesi i mësimdhënies është një fazë që kërkon t’i japë njohuritë e duhura nxënësit, të nxitë nevojat, interesat dhe mënyrat e tyre të të mësuarit. Procesi mësimor do të ketë rezultate pikërisht në rast se nxënësit kanë nxitje për të nxënë dhe kur secili/a nxënës/e mëson sipas një mënyre të caktuar apo të njohur në literaturën pedagogjike si stile të të nxënit. Disa nxënës mësojnë përmes perceptimit, të tjerë mësojnë duke analizuar apo reflektuar, disa përmes të parit dhe të dëgjuarit, disa mësojnë vetëm, të tjerë mësojnë në grupe, disa mësojnë në tërësi përmbajtjen mësimore, ndërsa të tjerë e ndajnë atë në pjesë më të vogla logjike. Krahas këtyre përcaktimeve të të nxënit, janë mësimdhënësit ata që - gjatë përdorimit të strategjive dhe metodave në procesin mësimor - nxjerrin në pah artin dhe mjeshtërinë e tyre, por edhe i vënë këto metoda në zbatim përmes stileve të të nxënit. Mësimdhënësit në mësimin e muzikës duhet të përdorin më shumë demonstrimin, bisedën, lojën me role, reflektimin, diskutimet. Suksesi gjatë procesit mësimor kërkon nga mësimdhënësi që t’i njohë dhe zbatojë stilet e të nxënit. Mësimdhënësi duhet të njohë mënyrën se si mësojnë nxënësit, moment shumë i vlefshëm për planifikimin e punës mësimore, të njohë llojet e stileve të të nxënit dhe përdorimit të metodave apo teknikave të mësimdhënies në funksion të stileve të përdorura. Disa nga stilet e të nxënit, janë:II.1. Stili i të nxënit pamor është kur nxënësi e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqisës së të parit. Në këtë rast, mësimi konkretizohet duke përdorur mjete mësimore si: fotografi, grafika, piktura, ngjyra, ilustrime, instrumente muzikore, DVD (ku ndërthuret edhe stili dëgjimor). Të nxënit përmes të parit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi, ku kërkohet përqendrimi i nxënësve në:- vëzhgimin e materialeve të vendosura për të memorizuar apo për të kujtuar një ndodhi, një ngjarje, një situatë të caktuar në kontekstin e temës mësimore; - vëzhgimin e materialeve të vendosura për të nxitur diskutimin apo për të verifikuar njohuritë e marra më parë. II.2. Stili i të nxënit dëgjimor është kur nxënësi/ja e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqisës së dëgjimit. Këta nxënës përvetësojnë më mirë dhe më lehtë njohuritë nëpërmjet dëgjimeve të fragmenteve muzikore, improvizimeve përmes lëvizjeve trupore, krijimeve nëpërmjet përjetimit nga dëgjimi i muzikës kur bëhen krijime të ndryshme dhe diskutohet për to. Të nxënit përmes dëgjimit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi, ku kërkohet përfshirja e nxënësve në:- dëgjimin e muzikës dhe edukimin e përqendrimit për të dëgjuar muzikë;- dëgjimin e muzikës dhe mësimin e këngëve për fëmijë apo këngëve-lojë dhe diskutimin në lidhje me tekstin dhe melodinë e këngës; - dëgjimin e muzikës dhe improvizimin përmes lëvizjeve trupore apo vizatimit në kontekstin e temës mësimore; - dëgjimin e muzikës dhe nxitjen e bisedave apo diskutimeve në lidhje me fragmentin muzikor që dëgjoni; - dëgjimin e muzikës dhe prezantimin e krijimeve të ndryshme të krijuara nën përjetimin e muzikës.II.3. Stili i të nxënit kinestetik është kur nxënësi përvetëson përmbajtjet mësimore në mënyrë aktive, duke vepruar, luajtur, shkruar, vizatuar etj. Këta nxënës janë më të suksesshëm nëse:> e prekin dhe e ndjejnë përmbajtjen mësimore; > i përdorin pjesët trupore dhe ndjenjat; > përdorin gjuhën e ndjenjave. Përmes stileve të të nxënit, nxënësit zhvillojnë prirje dhe shkathtësi të ndryshme p.sh.: bashkëveprimi në lojëra të ndryshme muzikore apo aktivitete në grup, performime muzikore dhe kërcimore në shfaqjet skenike, kërcim apo 
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10