Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikor Tema: “Shkrim-leximi muzikor”Rezultati i të nxënit të temës:- identifikojnë simbolet muzikore për lartësitë dhe gjatësitë e tingujve muzikore (rrokjet e solmizimit, vlerat e notave) të këngëve që këndojnë.- lexojnë ritmikisht saktë ushtrimet në masat e caktuara ku kombinohen vlerat e ndryshme ritmike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive gjatë lojës muzikore.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4 Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.2.- përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta;- zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Ritmi dhe pushimi 2/4”Fjalë kyçe: ritëm, 2/4, pushim 2/4, theks i fortë, theks i butë, vlera notash të ndryshmeRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - krijon në kohët 2/4;- krijon duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh;- shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës gjatë përdorimit të vlerave të ndryshme të notave dhe pushimeve;- respekton punën e vet dhe të shokut.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, magnetofon ose QR code, mjete të tjera për të punuar.

