Page 67 - Demo
P. 67


                                    Art muzikor 665ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:- këndojnë melodi të thjeshta me ritëm dhe intonacion të saktë sipas imitimit dhe me tekst notal (së paku 8-10 këngë gjatë vitit shkollor) duke respektuar teknikën e këndimit drejt e bukur.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.1. - demonstron prirje për të zhvilluar ndonjë ose disa shkathtësi artistike në muzikë, dramë, arte pamore e vallëzim;- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, këngë dhe melodi të thjeshta sipas imitimit dhe me tekst notal.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kënga “Atdhe”Fjalë kyçe: melodi e këngës, tekst i këngës, rregulla të këndimit, himn, simbole, gjuha, flamuri, këngë-himn.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngët e mësuara me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- respekton këngë të kulturave të tjera.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Muzika dhe shoqëria Përdorimi në jetën e përditshme i koncepteve të simboleve “atdhe”, “komb”, “dardan”, “Teuta”, “Skënderbeu”.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71