Page 68 - Demo
P. 68
Libër për mësuesin/en66Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari brainstorming me nxënësit/es, duke vendosur ose duke shfaqur në Power Point hartën e territoreve shqiptare, foton e mbretëreshës Teutë apo heroin kombëtar, Skënderbeun, duke i nxitur nxënësit rreth temës së bashkëbisedimit për atdheun.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me dëgjimin e këngës “Atdhe”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike – ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutrale;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar me vargje, strofa, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth Kosovës, dheut të prindërve të tyre.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me temën e re;N3: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N4: për bashkëpunimin dhe këndimin në grup.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e punëve të ndryshme në funksion të temës si: ese, filmime, histori; nëse nxënësit/et e kanë bërë këtë, ato ruhen në dosjen e tyre.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

