Page 7 - Demo
P. 7
Art muzikor 65teatër, biseda në lidhje me temën e mësimit etj. Të tria këto stile harmonizohen dhe ndihmojnë çdo mësimdhënës të planifikojë veprimtari të larmishme mësimore muzikore, duke i përdorur ato përmes teknikave dhe metodave të mësimdhënies. Disa veprimtari muzikore që kanë të bëjnë me procesin e mësimit të muzikës, ku ndihmojnë edhe stilet e të nxënit, janë si më poshtë:1) Mësimi i këngëve bën pjesë në stilin e të nxënit pamor, dëgjimor, por edhe kinestetik, sepse këngët duhet:- të mësohen; - të këndohen, duke respektuar të gjitha kërkesat e këndimit dhe mësuar repertorin e sugjeruar;- të shoqërohen edhe me instrumente muzikore popullore, por edhe ORF;- të shoqërohen me lëvizje trupore.2) Në fushën e lojës me instrumente muzikore, mësuesi bashkëpunon dhe synon vënien në përdorim të funksionit të muskujve të duarve gjatë luajtjes në instrument muzikor, duke i angazhuar nxënësit në përdorimin e instrumenteve muzikore popullore shqiptare, të ngjashme edhe me instrumentet ORF, për shoqërimin e këngëve që këndojnë. 3) Dëgjimi muzikor bën pjesë në stilin e të nxënit pamor, dëgjimor, por edhe kinestetik, sepse edukon përqendrimin dhe vëmendjen ndaj dëgjimit të muzikës dhe memorizimin e njohurive muzikore në përjetimin e muzikës përmes veprave muzikore shqiptare dhe botërore. Metodat dhe teknikat e mësimdhënies për të përmbushur stilet e të nxënit në muzikë janë të shumta dhe i japin mundësinë çdo nxënësi të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin muzikor dhe artistik që zotëron në vetvete. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të muzikës do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata zbulojnë, kuptojnë, krijojnë dhe performojnë muzikën nëpërmjet përdorimit të mjeteve të larmishme artistike. Disa teknika shumë efikase në orën e muzikës janë Brainstorming, Klaster, Harta e të pyeturit, Diagrama e Venit, DDM, Harta e koncepteve, Kubimi, INSERT etj.

