Page 70 - Demo
P. 70
Libër për mësuesin/en68Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Teknologjia dhe artetPërdorimi i formave për të krijuar modele të ndryshme në përdorimin tonë të përditshëm.Përdorimi i formave në krijimin e veprave të ndryshme të artit dhe kuptimi përmes tyre.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse (brainstorming), ku vendosen disa foto nga vepra të ndryshme arti. Nxitet diskutimi rreth tyre.Dy elemente, si muzika dhe gjuha, të përbashkëtat e tyre. Fjala, fjalia dhe përmbajtja në gjuhë, ndërsa motivi, fraza, fjalia, periudha në muzikë.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria vazhdon duke vendosur fragment të shkurtër nga simfonia 5 e Bethovenit, ku që në fillim dëgjohet motivikryesor që shoqëron gjithë simfoninë. Mësimdhënësi u kërkon nxënësve që të gjejnë çfarë atyre u bën përshtypje, duke ua drejtuar vëmendjen te motivi muzikor. Më pas u kërkon që të gjejnë duke e dëgjuar përsëri pjesën se ku ky motiv përsëritet.Shpjegohet:> forma muzikore dhe si ndërtohet ajo, duke bërë paralelizma edhe me fjalinë në gjuhë që nxënësit/et duhet ta njohin shumë mirë ndërtimin e saj;> motivi, fraza, fjalia dhe periudha muzikore, duke i ndjekur dhe i përcaktuar ato konkretisht përmes dëgjimit;> vepra, e cila shoqërohet edhe me shpjegime biografike dhe historike të kohës dhe të kompozitorit;> se si nxënësit/et mund të gjejnë të dhëna në internet rreth jetës së L. V. Bethovenit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra dhe - identifikojnë motivin, frazën, fjalinë dhe periudhën në muzikë;- ekzekutojnë këngë në formë periudhe vetëm ose në grup;- zhvillojnë detyrën me një tematikë të caktuar dhe e prezantojnë atë.

