Page 73 - Demo
P. 73
Art muzikor 671PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një brainstorming ku mësuesi/ja vendos dy simbole ose fotografi/postera të ndryshëm apo fjalë të ndryshme “gjuhë shqipe”, “alfabet”, “krenari”. Nxënësve/eve u kërkohet që të flasin për emocionet që përcjellin arti i fjalës dhe i muzikës. Diskutimet ndihmojnë që ata/ato të kuptojnë vetë se sa e rëndësishme është gjuha në jetën tonë të përditshme.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e këngës “Alfabeti shqip” duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutral;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> Interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë.> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Gjatë mësimit të këngës, tregohet kujdes për respektimin e ritmit, të intonacionit dhe të interpretimit të këngës.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me këngën e re;N3: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N4: interpretimin e këngës me emocion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për çmuarjen dhe vlerësimin e tekstit dhe melodisë së këngës.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re (këndimin në ritëm dhe intonacion deri në përkryerje artistike).

