Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikor Tema: “Elementet muzikore”Ritmi, harmonia, melodia, formaRezultati i të nxënit të temës:- identifikon struktura muzikore me të cilat janë ndërtuar vepra muzikore, dy- dhe tri-pjesore, minuet, vals etj.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.2.- përdorin elementet e gjuhës së artit për të komunikuar idetë e veta;- zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementëve të gjuhës artistike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Forma dy dhe trepjesësheFjalë kyçe: formë muzikore, forma 2-pjesëshe, forma 3-pjesësheRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - lidh njohuritë që ka ndërmjet asaj që di mbi format muzikore, instrumentet apo vokalin dhe asaj që dëgjon në një vepër muzikore;- bën gjykime kritike ndaj një muzike të caktuar, duke u mbështetur në gjuhën muzikore, elementët që përbëjnë në formën muzikore;- shpjegon karakteristikat e formës 2- dhe 3-pjesëshe;- komunikon mendimin e vet rreth veprave muzikore të dëgjuara duke përcaktuar formën e tyre muzikore;- përdor një fjalor të thjeshtë muzikor.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code, mjete të tjera për të punuar.Materiali nga interneti- Ninulla N (youtu.be/Wh_MM-5gwh4).
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78