Page 8 - Demo
P. 8


                                    Libër për mësuesin/en6III. TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES MUZIKA INSTRUMENTALEARTI MUZIKOR SHQIPTAR MUZIKA FORMAT MUZIKA Në stilin e të nxënit pamor dhe dëgjimor veçojmë edhe teknikën e klasterit. Klasteri ose grupimi i mendimeve që, ndonjëherë, në literaturë emërtohet “harta e mendimeve”, është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të mësuarit, duke sjellë nga kujtesa njohuritë muzikore që ata kanë dhe duke i plotësuar ato më tej gjatë fazave të tjera të orës mësimore. PRO KUNDËRA mund të themi se koncerti për violinë i Pjetër Gacit është më i bukur se vallet për violinë të Aleksandër Pecit?Rrjeti i diskutimit është një teknikë mësimdhënieje, gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit. Kjo teknikë i bën nxënësit të jenë të vëmendshëm ndaj dëgjimit të veprave muzikore, për të kuptuar përmbajtjen muzikore të veprave dhe për t’i krahasuar ato. Përdoret në fazën e realizimit të kuptimit dhe reflektimit. Sipas kësaj teknike, klasa ndahet në dy grupe (“pro” dhe “kundër”). Grupet mund të jenë edhe mbi 20 vetë. Diskutimi midis grupeve vazhdon 15-25 minuta, sipas temës, dhe mund të realizohet me nxënës të çdo moshe.Brainstorming është një veprimtari që bën pjesë në stilin pamor, por edhe dëgjimor, duke iu përshtatur lëndës së muzikës, sepse nëpërmjet vendosjes së një fjale kryesore apo fragmenti muzikor për dëgjim QR code, shërben si fillimi i një diskutimi në mësim për një problem të caktuar, i cili më pas vazhdon me metoda e teknika të tjera.Qëllimi i përdorimit të Brainstorming-ut është të vërë në dukje sa më shumë ide, zgjidhje ose komente për një problem të dhënë. Brainstorming-u përdoret për të shprehur ide të reja me të gjithë klasën ose me një grup nxënësish dhe karakterizohet nga loja me përmasa të gjera dhe nga intensiteti i të shprehurit të larmishëm për gjëra të njohura. P.sh. shkruhet në dërrasë të zezë fjala “Muzika popullore shqiptare”, ose vendoset për dëgjim një muzike popullore mjaft e njohur, ku nxënësve u kërkohet të flasin rreth asaj që dinë mbi muzikën popullore shqiptare, duke sjellë informacion mbi muzikën e krahinës së vet. 
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12