Page 82 - Demo
P. 82


                                    Libër për mësuesin/en80ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VI (gjashtë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema: Instrumentet muzikoreRezultati i të nxënit të temës:- dallojnë nëpërmjet dëgjimit instrumentet përfaqësuese dhe grupet e instrumenteve harkore, frymore dhe me goditje.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.3.- identifikon dhe dallon zhvillimet stilistike në format e ndryshme të veprave artistike (p.sh., portreti në stile të ndryshme, opera në stile e periudha të ndryshme etj.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Instrumentet frymore”Fjalë kyçe: flaut, klarinetë, oboe, korno, fagot, trombë, saksofonRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - identifikon përmes pamjes instrumentet muzikore frymore;- klasifikon instrumentet muzikore sipas materialit dhe ndërtimit që kanë;- shfaq parapëlqimin e vet për instrumentin që i pëlqen më shumë, duke dëgjuar dhe argumentuar mendimin e vet;- respekton dhe vlerëson mendimin e shokëve/shoqeve.- ndan njohuritë e veta me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code, mjete të tjera për të punuar.
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86