Page 83 - Demo
P. 83


                                    Art muzikor 681Materiali nga interneti- Flauti (youtu.be/RNjroFNi7mA);- Klarineta (youtu.be/ZkwvvwsO-34);- Oboeja (youtu.be/WMLSwqAOzHo);- Fagoti (youtu.be/k2RPKMJmSp0);- Kornoja (youtu.be/GsUetwzyTuM?list=PLnpIGDCblPQX01akhfpzeQZMQTjYi9Hwz);- Tromba (youtu.be/902St2UAmfA);- Saksofoni (youtu.be/LyFDOjRB-8M).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat natyrore – FizikaPërcaktimi i lartësisë tingullore të instrumenteve të ndryshme në lëndën e fizikës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete ku zhvillohet një kuic i shkurtër, përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave. Vendosen QR code me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata flasin rreth njohurive që kanë për këto lloj instrumentesh.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, teksa mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme instrumentesh muzikore, nëpërmjet një posteri ose një projektori dhe u kërkon nxënësve/eve t’i identifikojnë ato sipas njohurive që kanë. Më pas, vendos QR code me fragmente muzikore dhe nxënësit/et dallojnë instrumentet që dëgjojnë (flauti, klarineta, oboeja, kornoja, fagoti, tromba dhe saksofoni). Ata bëjnë gjithashtu krahasimin e cilësive të timbrit të instrumenteve që dëgjojnë, duke gjetur arsyen pse ndryshojnë prej njëri-tjetrit (përbërja dhe ndërtimi i tyre). Të gjitha arsyet i shënojnë në fletore ose në dërrasë të zezë.Nëpërmjet hulumtimeve që kanë bërë në internet, Youtube, nxënësit/et sjellin kuriozitete rreth krijimit dhe evoluimit të instrumenteve muzikore dhe i diskutojnë ato me shokët.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen instrumente me pamjet të ndryshme por nga familje e njëjtë. 
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87