Page 85 - Demo
P. 85
Art muzikor 683ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëtRezultati i të nxënit të temës:- këndojnë melodi të thjeshta me ritëm dhe intonacion të saktë sipas imitimit dhe me tekst notal (së paku 8-10 këngë gjatë vitit shkollor) duke respektuar teknikën e këndimit drejt e bukur.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar aftësitë që zotëron.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.1. - demonstron prirje për të zhvilluar ndonjë ose disa shkathtësi artistike në muzikë, dramë, arte pamore e vallëzim;- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, këngë dhe melodi të thjeshta sipas imitimit dhe me tekst notal.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ninulla N Fjalë kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretimRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti i nxënësit, Art muzikor 6, QR code, mjete të tjera për të punuar.Materiale nga interneti- Ninulla N (youtu.be/Wh_MM-5gwh4).

