Page 86 - Demo
P. 86
Libër për mësuesin/en84Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet Përdorimi i ngjyrave për të ngjyrosur ose skicuar një përjetim emocional nga muzika e këngës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari dëgjimi ninananash të ndryshme, duke u kërkuar atyre të flasin rreth tyre dhe karakteristikave që ato kanë. Ninulla është pjesë e ciklit të rritjes së fëmijëve. Nxënësit dëgjojnë në magnetofon ose QR code disa prej tyre dhe nxjerrin disa karakteristika që i përbëjnë këto këngë.Diskutohen situata të përjetuara me njëri-tjetrin.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e Ninulla N, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutral;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth ninullave; - thonë pse iu pëlqen kjo këngë.

