Page 9 - Demo
P. 9
Art muzikor 67Kjo teknikë kërkon të mbahet parasysh që:• asnjë prej zgjidhjeve e ideve të mos kritikohet;• të nxiten nxënësit të shprehin ide;• diskutimi të zhvillohet për gjëra të njohura;• të aktivizohen edhe nxënës të ndrojtur;• të shërbejë si nxehje e trurit.PËRSHKRUAJE:Muzika popullore, këngët, vallet instrumentet popullore.KRAHASOJE: Të veçantat/të ndryshmet? Të përbashkëtat?SHOQËROJE: Çfarë ju bën të mendoni rreth ngjashmërive? Çfarë ju vjen në mendje rreth muzikës popullore?ANALIZOJE: Si e përcaktojmë muzikën popullore (përfshirë vallen, këngën dhe instrumentet) sipas trevave? Si ekzekutohen ato?ZBATOJE: Si këndohet? Si kërcehet? Si ekzekutohet në këto instrumente? ARGUMENTOJE: Mbaj qëndrim, pro ose kundër tij.Kubimi është një teknikë që mund të futet tek stili dëgjimor sepse, përmes vendosjes së një vepre dëgjimore shqiptare, ndihmon shqyrtimin e veprës nga këndvështrime të ndryshme, për shkak të përjetimit emocional që është i ndryshëm tek gjithsecili. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtra: Përshkruaje, krahasoje, shoqëroje, analizoje, argumentoje (pro ose kundër) p.sh.:- veprën muzikore, këngën, muzikën popullore, dy kompozitorë, ku nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mësuesit dhe ta përshkruajnë atë: (forma muzikore, karakteri i veprës, subjekti që trajton vepra, etj.).Tabela e koncepteve, është një teknikë që bën pjesë në stilin dëgjimor, një teknikë racionale për të organizuar informacionin muzikor përmes dëgjimit dhe krahasimit të disa veprave muzikore. Përdoret veçanërisht kur jepen njëkohësisht më shumë se një koncept a dukuri. Ndihmon së tepërmi të kuptuarit, përmes strukturimit të materialit pas leximit, si dhe në realizmin e skemave të qarta që sigurojnë qëndrueshmërinë e dijeve. Kjo teknikë përdoret me sukses në fazën e realizimit të kuptimit dhe reflektimit. Tabela e koncepteve hartohet duke renditur konceptet apo njohuritë muzikore që duhet të krahasohen dhe në kolona renditen tiparet apo karakteristikat, mbi bazën e të cilavebëhet ky krahasimi i veprave muzikore.Format muzikore instrumentalesimfonia sonata koncerti

