Page 91 - Demo
P. 91
Art muzikor 689Materiali nga interneti- Zhan Batist Lyli (youtu.be/2RM-6_bqXVs);- Georg Fridrih Hendel (youtu.be/JH3T6YwwU9s);- Johan Sebastian Bah (youtu.be/PSVlG6wuXjo);- Volfgang Amadeus Moxart (youtu.be/a_0FHyF3Pyk);- Franc List (youtu.be/ALqOKq0M6ho). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga interpretues dhe kompozitorë të ndryshëm botërorë. Vendosen QR code me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë. Ata flasin rreth njohurive që kanë për këto lloj instrumentesh.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej me teknikën Harta e të pyeturit, ku mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme instrumentesh muzikore, nëpërmjet një posteri ose një projektori dhe u kërkon nxënësve/eve t’i identifikojnë ato sipas njohurive që kanë marrë ose përjetuar. Vazhdohet me vendosjen e disa fotove nga kompozitorë të ndryshëm të mëdhenj të muzikës botërore dhe interpretues botërorë.Nxiten nxënësit të flasin rreth tyre me informacionin që kanë dhe njohuritë që marrin nëpërmjet librit të tyre të muzikës.Nëpërmjet hulumtimeve që kanë bërë në internet, Youtube, nxënësit/et sjellin kuriozitete rreth krijuesve, interpretuesve dhe përfaqësuesve që kanë:- shkruar për këto instrumente;- kanë luajtur në këto instrumente;dhe i kanë zhvilluar më tej këto instrumente muzikore, duke i diskutuar punët e tyre me shokët.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy kompozitorë të shquar, Bahu dhe Moxarti dhe ajo që i bashkon ata është kombësia austriake. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:Luajtja në instrumentin e pianosKrijimet metodike që ata kanë shkruar për instrumentin e pianos, por jo vetëm etj.

