Page 99 - Demo
P. 99


                                    Art muzikor 697PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një veprimtari (bisedë) me nxënësit, duke u kërkuar atyre të tregojnë rreth kujdesit ndaj luleve që ata pëlqejnë më shumë, duke veçuar lulen e tyre të preferuar. I diskutojnë ato me njëri-tjetrin, Diskutohen situata të përjetuara me njëri-tjetrin.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna me mësimin e këngës O lule e bukur, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike – ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga QR code – me vesh nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutral;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i te gjitha strofave;> përkryerja artistike e këngës: këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.Demonstrimi i rezultateve të arrituraNxënësit:- diskutojnë me njëri-tjetrin rreth luleve dhe kujdesit të tyre. - Thonë pse iu pëlqen kjo këngë.VlerësimiVlerësimi i nxënësit do të kryhet për demonstrimin e rezultateve të arritura në:N2: këndimin e këngës me të tjerët;N3: interpretimin e këngës, me ndjenje dhe emocion;N4: shprehjen e emocioneve për këngën që këndon, duke përdorur një fjalor të thjeshtë muzikor;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup për realizimin e detyrës (këngës).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103