Page 102 - Demo
P. 102
Libër për mësuesin/en100ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Krahason dhe bën dallimin mes ekosistemeve natyrore dhe artificialeRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 4; II. 4; III. 3; III. 7; III. 8Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Punë praktike Dheu, ekosistem natyror dhe shumëllojshmëri gjallesashFjalët kyçe: Punë praktike: vëzhgimi dheut, ndërtim të terreneve për vëzhgim.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- vrojton dheun me anë të mjeteve zmadhuese dhe pa mjete zmadhuese duke nxjerrpërfundime se a përmban dheu gjallesa;- analizon dheun në përzierje të alkoolit dhe e tregon 6 këndvështrime të ndryshme;- krijon terrene për vrojtimin e gjallesave të dheut.Kriteret e suksesit:Vepro duke e vrojtuar dheun me dhe pa mjete zmadhuese.Arsyeto rezultatet e dala nga, përshkrimi, shoqërimi, krahasimi, analiza, zbatimi, argumentimi, i përzierjes të alkoolit dhe dheut.Ndërto terrenet sipas udhëzimit të dhënë për vrojtimin e krimbave e dheut, hardhucat, milingonat, bretkosën.Burimet: Teksti i nxënësit, natyra (merret dheu)Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Xham zmadhues (lupë), kovë me dhe, mikroskop, xham special, xham mbulues, gotë me ujë e gurë, alkool 180 ml, 6 gota, 2 enë plastike, kuti kartoni, 2 kuti plastike, enë transparente plastike dhe gurë rëre, copa druri, fishat me detyrat për vrojtimin e aktivitetit 1, fishat me udhëzime për ndërtimin e terreneve dhe detyra për vëzhgim.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjeografi, Matematika, Gjuhë shqipe, KimiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi i qëndrueshëm për zhvillimPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja përgatit një kovë të mbushur me dhe nga kopshti/oborri i shkollës dhe ndan nxënësit/et në grupe. Çdo grupi i shpërndan fishat me pyetje.

