Page 103 - Demo
P. 103
Biolgjia 6101Grupi 1 – Vrojto dheun me sy të lirë, shëno çfarë vrojtove.Grupi 2 – Vrojto dheun me xham zmadhues (lupë), shëno çfarë vrojtove. Grupi 3 – Pasi vrojtove dheun me sy të lirë, trego çfarë përfundimesh nxore.Grup 4 – Pasi vrojtove dheun me xham zmadhues (lupë), trego çfarë përfundime nxore. Grup 5 – Arsyeto përfundimet e nxjerra nga vrojtimi me sy të lirë.Grup 6 – Arsyeto përfundimet e nxjerra nga vrojtimi me xham zmadhues (lupë).Nxënësit/et lexojnë përfundimet e tyre të dala nga puna grupore. Mësuesi/ja ndërhyn me raste.Hapi 2Mësuesi/ja krijon grupet e reja dhe iu ndan detyrën sipas nivelit të nxënësve. Mësuesi/ja hedh 30 ml alkool në një gotë dhe kërkon nga nxënësit/et të vendosin një sasi të vogël dheu. Çdo grupi i caktohet detyra:Grupi 1- Përshkruajnë përzierjen për nga ngjyra, si duket për nga kthjelltësia etj. Grupi 2- Duhet të krahasojnë përzierjen me përzierjen e ujit dhe gurëve.Grupi 3- Duhet të shënojnë se me cilat përzierje të tjera ngjason.Grupi 4- Duhet të analizojnë përzierje me anë të mikroskopit dhe të tregojnë a ka gjallesa. Grupi 5- Duhet të shënojnë si mundemi ta përdorim këtë lloj përzierjeje.Nxënësit zgjedhin në grupe nxënësin/en, i cili prezanton rezultatet e dala nga puna e tyre grupore. Pasi nxënësit/et prezantojnë punën e tyre, mësuesi/ja paraqet një përmbledhje duke sqaruar se dheu përmban shumë baktere të llojeve të ndryshme, diku rreth 4000 lloje:- 19000 lloje të njëqelizorëve të ndryshëm;- 5000 lloje të krimbave të ndryshëm;- merimanga, miza, kërpudha, minj, urith etj..Rol të rëndësishëm për shkriftimin e pasurimin e tokës luan krimbi i shiut.Numri i gjallesave zvogëlohet me rritjen e thellësisë, sepse ka mungesë të oksigjenit, pakësohen lëndët ushqyese dhe bien temperaturat.Grupi 6- A mendoni që kjo përzierje është e dobishme apo e dëmshme?Hapi 3Mësuesi/ja sjell materialin e nevojshëm për ndërtimin e terreneve për vëzhgimin e gjallesave të dheut. Mësuesi/ja shpërndan fishat me udhëzime për ndërtim. Kërkon nga nxënësit/et të fillojnë përgatitjen e terreneve për gjallesat e dheut dhe të kryejnë vëzhgimet dhe shënojnë në fletore.Grupi 1 dhe 2 – Në një enë plastike ndërtoni një terren për vëzhgimin e krimbave të shiut. Grupi 3 – Në një kuti kartoni ndërtoni terren për vëzhgimin e hardhucës.Grupi 4 e 5 – Në një kuti plastike ndërtoni terrenin për vëzhgimin e milingonave. Grupi 6 – Në një enë transparente plastike apo enë qelqi.Pas përfundimit, nxënësit/et prezantojnë punën e bërë dhe lexohen shënimet të dala nga vëzhgimet.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë punën e njërit-tjetrit në grupe dhe konstatimet e tyre.Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin e tyre në grupe, saktësinë e rezultateve të prezantuara të grupeve si dhe saktësinë e ndërtimit të terreneve për vëzhgim, përfundimet e nxjerra nga këto vëzhgime.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë vazhdohet të vëzhgohen gjallesat në terrenet e punuara (kini kujdes ushqimin për gjallesat).

