Page 104 - Demo
P. 104
Libër për mësuesin/en102ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Hulumton konkurrencën e ndërsjellë të organizmave për plotësimin e nevojave themelore jetësore (nevoja e bimëve për dritë, hapësirë, ujë dhe lëndë minerale nga toka, nevoja e shtazëve për hapësirë, ushqim dhe partnerin për riprodhim.Përshkruan marrëdhëniet e ndërsjella brenda species (p.sh. ujqit udhëtojnë në grup për të mbrojtur territorin e tyre, rrisin të vegjlit (këlyshët) e tyre dhe gjuajnë prenë e madhe).Përshkruan marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet specieve të ndryshme duke mos përdorur emërtime shkencore për këto marrëdhënie vetëm duke pasur parasysh dobinë ose dëmin nga bashkëjetesa e tyre dhe shpjegojnë se si këto marrëdhënie mbështesin qëndrueshmërinë e biodiversitetit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 3; I. 6; II. 5; III. 3; III. 8.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Marrëdhëniet midis gjallesaveFjalët kyçe: marrëdhëniet midis gjallesave, konkurrenca, gjuetiaRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon marrëdhëniet midis gjallesave përmes videos;- prezanton rezultatet e nxjerra nga video e prezantuar;- diskuton rreth konkurrencës së bimëve barishtore dhe drunore.Kriteret e suksesit:Veço 2 llojet e marrëdhënieve midis gjallesave.Paraqit rezultatet me anë të përshkrimit, shoqërimit dhe analizës të videos së prezantuar. Nxirr përfundime lidhur me konkurrencën për nga forma, madhësia dhe nevoja për energji.Burimet: teksti i nxënësit, internetiMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: kompjuteri, projektori, CD me material ngainterneti.

