Page 105 - Demo
P. 105
Biolgjia 6103Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, TIK, GjeografiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm, Edukim për mediaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja përgatit një CD ku prezantohet marrëdhëniet midis gjallesave (konkurrenca dhe gjuetia pra vërehet gjahu dhe preja). Ky material paraqitet para nxënësve dhe kërkohet gjatë shikimit të videos, të nxjerrin përfundimet në mënyrë të strukturuar.Hapi 2Nxënësit/et ndahen në grupe (1, 2, 3 dhe grupet 4, 5, 6) dhe secili grup (1-4; 2-5; 3-6) do të kenë të njëjtat detyrat:Grupi 1-4 Do të përshkruajnë llojet e marrëdhënieve midis gjallesave të njëjta dhe të ndryshme. Të vëzhguara nga materiali i prezantuar.Grupi 2-5 Do të shoqërojnë me pyetjet lidhur me marrëdhëniet midis gjallesave të njëjta dhe të ndryshme. Çfarë ju bën të mendoni? Çfarë ju vjen në mendje? Grupi 3-6 Do të analizojnë si ndërtohen apo dallohen këto marrëdhënie midis tyre (bashkësia biologjike, konkurrencës, gjuetia).Nxënësit/et prezantojnë detyrën e dhënë ku grupet me detyrë të njëjtë plotësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi/ja shënon në mënyrë të strukturuar përfundimin e detyrës.- Bashkësia biologjike është kur dy gjallesa ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke u përshtaturmidis tyre.- Konkurrenca është gara e një bashkësie biologjike për ushqim, territor, lufta e dy meshkujve për të njëjtën femër, bimëve për dritë etj.- Gjuetia është proces kur një gjallesë vret një gjallesë tjetër (gjahtari-preja). Nëse gjahu rritet në numër ekuilibri në ekosistem prishet.Hapi 3Mësuesi/ja hap diskutimin rreth pyetjes:A ka konkurrencë midis bimëve drunore dhe atyre barishtore për nga forma, madhësia dhe nevoja për energji?Nxënësit/et diskutojnë dhe paraqesin mendimet e tyre. Mësuesi/ja konkludon nga ana shkencorepërgjigjen përfundimtare.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë bashkëpunimin në grup, prezantimit dhe diskutimit. Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin në grup gjatë detyrës së kërkuar, prezantimit dhe konkludimit të rezultateve, diskutimit dhe saktësisë së përgjigjeve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTregoni se ç’ndodhi në shembullin e dhënë në Australi në tekst. Nxirr përfundime!

