Page 106 - Demo
P. 106
Libër për mësuesin/en104ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Hulumton konkurrencën e ndërsjellë të organizmave për plotësimin e nevojave themelore jetësore (bimëve për dritë, hapësirë, ujë dhe lëndë minerale nga toka, kurse shtazët për hapësirë, ushqim dhe partnerin për riprodhim).Përshkruan marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet specieve të ndryshme duke mos përdorur emërtime shkencore për këto marrëdhënie vetëm duke pasur parasysh dobinë ose dëmin nga bashkëjetesa e tyre dhe shpjegojnë se si këto marrëdhënie mbështesin qëndrueshmërinë e biodiversitetit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 2; II. 5; II.7; III. 3; III. 8Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Format të tjera të marrëdhënieve midis gjallesave. SimbiozaFjalët kyçe: simbioza, parazitizmi, komensalizmi, mutualizmi, jeta në koloni e shoqëri.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon a janë të njëjta forma të jetesës së dy gjallesave që jetojnë të lidhura ngushtë për një kohë të gjatë;- krahason njohuritë e fituara dhe ato ekzistuese për format e ndryshme të simbiozës;- diskuton duke i dalluar format e ndryshme të simbiozës me anë të shembujve.Kriteret e suksesit:Emërto disa forma të ndryshme të simbiozës.Veço informatat e reja lidhur me parazitizmin, komensalizmin, mutualizmin, jetën në koloni e shoqëri. Identifiko së paku 2 forma të ndryshme të simbiozës duke i dalluar ato.Burimet: teksti i nxënësit, internetiMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fotot, CD materiali nga interneti.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, TIKÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm, Edukim për media (nëse përdorim videon)

