Page 107 - Demo
P. 107
Biolgjia 6105PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja përgatit disa fotografi (mundemi t’i përdorim edhe fotot e paraqitura në librin e nxënësit/et ose të përgatit videon ku i paraqet format e ndryshme të jetesës të dy gjallesave të lidhura ngushtë për njërintjetrin për një kohë të gjatë e njohur si simbioza).Hapi 2Parashtrohet pyetja para nxënësve:- Ç’mendoni, a janë të njëjta forma të jetesës së dy gjallesave qe jetojnë të lidhura ngushtë për një kohë të gjatë?- Emërto disa forma të tilla nëse i di.- Ku dallojnë ato forma?- Si konceptohen jeta brenda kolonisë dhe si jeta kolektive (shoqërore)?Informacionet e nxënësve, mësuesi/ja i shënon në tabelë dhe i nënvizon nëse arrijnë të emërtojnë: parazitizmin, komensalizmin, mutualizmin, jeta në koloni e shoqëri.Hapi 3Mësuesi/ja paraqet disa fotografi (ose videon) ku i paraqet format e ndryshme të jetesës të dy gjallesave të lidhura ngushtë për njërin-tjetrin për një kohë të gjatë. Ftohen nxënësit/et të lexojnë materialin në tekstin e nxënësit/et dhe shënojnë shenjën (+) mbi fjalitë që mbartin informacion të ri. Mësuesi/ja pyet nxënësit/et a përputheshin njohuritë që diskutuam më parë me ato që lexuam.Hapi 4Hapim diskutimin:Sa lloje të simbiozës kemi?Sqaro nocionet: parazitizëm, komensalizmi, mutualizmi, jeta në koloni, jeta kolektive (shoqëri)! Cila formë e simbiozës i shkakton dëme gjallesës?Si ndërtohet korali dhe çfarë shkëmbejnë ato?Sqaro përmes shembujve të shoqërisë të bletëve dhe të ujqërit si është e ndarë dhe e organizuar jeta kolektive!Mësuesi/ja në fund të diskutimit jep sqarime shtesë sipas nevojës:Parazitizmi shkakton dëme te bujtari. Komensalizmi – gjallesat përfitojnë nga njëra-tjetra.Mutualizmi– marrëdhëniet midis dy gjallesave ku përfitojnë të dyja palët.Kolonia e koraleve ndërtohet nga bashkësia e polipeve, shkëmbejnë lëngje dhe substanca ushqyese midis tyre.Jeta kolektive e bletëve është e mbyllur dhe e ndarë në rangje (Rangu I mbretëresha + mashkulli; Rangu II bletët punëtore)Jeta kolektive tek ujqërit – formimi i grupeve që quhen kope (ujku, ujkonja të vegjlit).VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë dhënies së përgjigjeve, diskutimit etj. Mësuesi/ja vlerëson pjesëmarrjen e nxënëseve në diskutim, saktësinë e përgjigjeve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURShëno dëmet që shkaktojnë parazitët (krimbat, vemjet, insektet) te bimët dhe te njeriu.

