Page 109 - Demo
P. 109


                                    Biolgjia 6107Hapi 1Mësuesi/ja prezanton fotografitë e tri biomeve të ndryshme tokësore gjatë diskutimit të tyre. Mësuesi/ja paraqet të dhënat e nxjerrura në hartën e mendime duke kërkuar plotësimin e tyre:Hapi 2Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të lexojnë tekstin për biomet tokësore dhe të mbajnë shënime të strukturuara. Tekstin e ndan, sipas 3 biomeve tokësore, në tri ndalesa dhe formulon pyetjet rreth secilës ndalesë.Ndalesa e parë:- Pse pyjet tropikale quhen biomet tokësore me numrin më të madh të gjallesave?- Ku shtrihen dhe çfarë kushtesh klimatike mbizotërojnë në pyjet tropikale?- Emërto disa bimë duke treguar si shpërndahen ato dhe disa kafshë të xhunglave.Ndalesa e dytë:- Pse pyjet gjetherënëse (gjethegjera) si biome tokësore kanë më pak bimësi se pyjet tropikale?- Emërto disa bimë gjetherënëse (gjethegjera) duke i katëzuar ato?- Emërto disa kafshë që i hasim në këto pyje?Ndalesa e tretë:- Sa sipërfaqe zënë shkretëtirat dhe çfarë kushte klimatike mbizotërojnë?- Sqaro përmes kaktusit të veçantën e bimësisë dhe përmes devesë të veçantën e kafshëve në shkretëtirë.- Trego duke sqaruar cilat ekosisteme të veçanta paraqiten në shkretëtirë.Përzgjedhjen e nxënësve për të dhënë përgjigje bëhet me anë të stilolapsave (poseduesi i stilolapsittë përzgjedhur do të përgjigjet). Mësuesi/ja plotëson duke sqaruar përgjigjet sipas rastit.Hapi 3Nxënësit/et nga shënimet e tyre të strukturuara do të bëjnë plotësimin e tabelës të koncepteve:Kjo tabelë paraqitet edhe nga mësuesi/ja në dërrasën e zezë dhe plotësohet gjatë përgjigjeve të nxënësve.
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113