Page 110 - Demo
P. 110


                                    Libër për mësuesin/en108VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin për përgjigjet dhe plotësimin e tabelës.Mësuesi/ja vlerësonte nxënësit/et në dhënien e ideve në plotësimin e hartës së mendimeve, saktësinë e përgjigjeve, saktësinë e marrjes së shënimeve të strukturuara dhe plotësimit të tabelës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotëso fletoren album (fletore pa vija) me disa pamje nga këto biome si: pyjet tropikale, gjetherënëse dhe shkretëtira.ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Tregon të kuptuarit se habitatet e ndryshme mbështesin bashkësitë e ndryshme jetësore (kopshti, livadhi, pema, këneta, përroi etj.). Krahason dhe bën dallimin mes eksosistemeve natyrore dhe artificiale.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 3; I. 6; II. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Biomat natyrore dhe ekosistemet e kultivuaraFjalët kyçe: biomet natyrore dhe ekosistemet e kultivuara (vazhdim)Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- komenton prezantimin e ekosistemeve si livadhet, deti dhe ekosistemet e kultivuara;- interpreton disa karakteristika të livadhit, detit dhe kush i kërcënon ato për shkatërrim;- krahason këto dy ekosisteme me anë të vetive të përbashkëta dhe të veçanta.Kriteret e suksesit:Trego duke e përshkruar livadhin, detin dhe ekosistemin e kultivuar.Sqaro karakteristikat e livadhit dhe detit duke veçuar bimësinë, gjallesat e tyre, si dhe mënyrëne dëmtimit të tyre.Dallo me anë të vetive të përbashkëta dhe të veçanta dy ekosistemet e shqyrtuara.
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114