Page 112 - Demo
P. 112


                                    Libër për mësuesin/en110ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Identifikon bimët dhe shtazët endemike, të rrezikuara për zhdukje, që jetojnë në Kosovë. Identifikon mënyra për mbrojtje të llojeve bimore dhe shtazore të rrezikuara në Kosovë.Diskuton arsyet e zvogëlimit dhe zhdukjes së disa bimëve ose shtazëve (p.sh. për shkak të gjuetisë së tepruar, sëmundjeve, llojeve invazive, ndryshimeve dhe shkatërrimeve të habitatit).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 1; I. 6; II. 3; II. 6; III. 3.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Llojet e bimëve dhe kafshëve të rrezikuara në vendin tonëFjalët kyçe: biodiversiteti, flora, fauna, llojet reliktet, endemikeRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon disa faktorë për zhvillimin e shumëllojshmërinë e florës dhe faunës në Kosovë;- sqaron përhapjen e florës dhe faunës si dhe ruajtjen e ekosistemeve të këtyre gjallesave;- përmblidh me anë të një shkrimi biodiversitetin, rëndësinë dhe mbrojtjen e tyre.Kriteret e suksesit:Veço 3-4 faktorë që kontribuojnë në zhvillimin e shumëllojshmërisë së florës dhe faunës nëKosovë.Shpjego përhapjen e florës dhe faunës duke emërtuar llojet relikte dhe endemike. Shkruaj rreth biodiversitetit, rëndësisë dhe mbrojtjen e tyre në formë të esesë.Burimet: teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: harta e Kosovës.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, GjeografiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja shënon disa fjalë dhe nxënësit/et me anë të tyre formojnë një deri në dy fjali. Fjalët e dhëna janë: Kosova, faktorët, flora, fauna, shumëllojshmëria.
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116