Page 113 - Demo
P. 113
Biolgjia 6111Dy-tre/i nxënës/e lexojnë fjalitë e formuluara. Mësuesi/ja plotëson përgjigjet e nxënësve sipas rastit dhe bën plotësimin me një ligjëratë të shkurtër për kushtet e përshtatshme për zhvillimin e biodiversitetit të florës e faunës të Kosovës.Hapi 2Mësuesi/ja ka përzgjedhur paraprakisht 5 nxënës të cilët do ta luajnë rolin e mësuesit. Secilit i caktohet nga një pjesë të këtij materiali.Nxënësi/ja 1 - Pasuritë e florës në vendin tonë.Nxënësi/ja 2 - Pasuritë e faunës në vendin tonë.Nxënësi/ja 3 - Biodiversiteti dhe rëndësia e tij për njeriun. Nxënësi/ja 4 - Si janë të shpërndara bimët dhe kafshët.Nxënësi/ja 5 - Rëndësia e biodiversitetit.Ata/ato do ta përgatisin pjesën e caktuar në shtëpi. Nxënësi/ja i/e parë, kërkon nga klasa të lexojnë pjesën e parë në heshtje. Pas leximit, bën një përmbledhje të pjesës së lexuar dhe përgjigjet në pyetjet e nxënësve sipas rastit. Parashtron vet një pyetje rreth pjesës së shpjeguar duke kërkuar përgjigjen në të. Me këtë rast, ai nxjerr idetë dhe gjykimet e nxënësve. Në vazhdimësi, nxënësi/ja sqaron pjesët e paqarta dhe i parapërgatit për pjesën vijuese. Kjo ecuri e punës do të përsëritet edhe me nxënësit/et e tjerë (2-5).Hapi 3Kërkojmë nga nxënësit/et të përmbledhin njohuritë e fituara me anë të një eseje (10 min).Esetë shkëmbehen mes njëri-tjetrit, pra shokun/shoqen e bankës dhe vlerësohen. Dy-tre/i nxënës/e vullnetarë/e i lexojnë esetë e tyre para klasës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin, gjatë shpjegimit të pjesës së caktuar, pyetjeve dhe përgjigjeve, si dhe shkrimit përmbledhës.Mësuesi/ja vlerëson përmbledhjen e pjesës së caktuar të çdo nxënësi/e, llojit të pyetjeve tëparashtruara, përgjigjeve të marra si dhe mënyrën e përmbledhjes së njohurive në formë eseve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet dhe detyrat në faqen 83.

